Showbiz

Isha në emision kur pësova abort: Prezantuesja britanike rrëfen momentin e vështirë të jetës dhe nuk është veç ky

Isha në emision kur pësova abort: Prezantuesja britanike

Myleene Klass kujton situatën e vështirë teksa pësoi një abort spontan kur po drejtonte emisionin e saj live në radio. Këngëtarja dhe ylli i Dancing on Ice nga Britania, ka treguar se kjo nuk ishte hera e parë pasi ka pësuar dhe tre aborte të tjera gjatë jetës dhe të gjitha i ka përjetuar në mënyrë traumatike.

Isha në emision kur pësova abort: Prezantuesja britanike

Në një intervistë për You Magazine, ajo tregoi për abortin e fundit: Isha live në emision. Pasi vendosëm muzikën, pashë që vendi ishte mbushur me gjak. Nuk dija se çfarë të bëja, kisha një orë kohë nga emisioni. Telefonova Lauren Laverne e cila më këshilloi se çfarë të bëja në atë situatë të tmerrshme.

42 vjeçarja pësoi abortin e parë 10 javë pas shtatzënisë teksa kishte shkuar me pushime me partnerin e saj Simon Motson, ishte koha kur ata po tentonin të bënin fëmijën e parë. Megjithatë, ajo ndihet me fat pasi është nënë e tre vajzave.

Isha në emision kur pësova abort: Prezantuesja britanike

Isha në emision kur pësova abort: Prezantuesja britanike

Historia e saj bëri bujë në tetor ku në një postim në Instagram ajo shkroi: 'Në ditën kombëtare të abortit, Chrissy Teigen më dha guximin të shkruaj. Unë jam mama e 7 foshnjeve, prej tyre 4 janë në qiell. Kam kërkuar pafund në internet për histori të ngjashme si timen dhe të gjeja sadopak paqe. Shpresoj që postimi im të ndihmojë një tjetër shpirt të humbur. Për miqtë e mi dhe nënat që e kanë provuar këtë, ju them se jeni gratë më të forta që njoh.’

*Tiranapost.al.