Showbiz

Ishte një nga vendimet më të vështira të jetës sime! Jonida Maliqi flet për herë të parë për divorcin

Ishte një nga vendimet më të vështira të jetës

Këngëtarja Jonida Maliqi, që së fundmi e shohim edhe në rolin e prezantueses, ka treguar para kamerës apo me ndjekësit e saj në rrjetet sociale momentet e lumtura dhe ato më pak të lumtura të saj. Por në një intervistë me moderatorin Ardit Gjebrea, Jonida ka treguar më tej për jetën e saj private, duke u ndalur tek divorci.

“Ky ishte një vendim mjaft i vështirë, për të mos thënë më i vështiri në jetën time”, u shpreh ajo.

Ndërsa më tej sqaroi se prej moshës 17 vjeçe, ata ishin bashkë, por ndonjëherë jeta merr rrjedhën që nuk e çon ndonjëherë ndërmend.

Ishte një nga vendimet më të vështira të jetës

“Ishte shumë e vështirë dhe duke marrë në konsideratë që me ish-bashkëshortin kam kaluar pothuajse gjysmën e jetës sime, 17 vjet. Jam divorcuar në moshën 34-vjeçare, kanë kaluar tashmë 3 vjet. Gjithçka erdhi si pasojë e konsumit, e disa arsyeve të tjera, të cilat do doja të mbeteshin personale. Ka qenë një ndër vendimet më të vështira të jetës sime. Ishte vendimi im fillimisht, pastaj rrugëtuam të dy. Për sa kohë dy njerëz nuk komunikojnë më, nuk gjejnë më gjuhën e përbashkët me njëri-tjetrin…

Ardit unë jam rritur me një familje shumë të shëndetshme dhe jam rritur me frymën që gjithmonë do të kisha një familje ideale, familjen perfekte. Dhe ishte ëndrra ime ta realizoja me sukses. Divorcin e quaj si një dështim timin. Duke marrë në konsideratë, që unë jetoja me një standard jetese shumë të mirë, jam munduar të mbaj të njëjtin standard. Sigurisht tani ka qenë më e vështirë, sepse jam një nënë e vetme, jetoj me tim bir. Por forca dhe energjia për të punuar nuk më ka munguar. E vetmja gjë që kam punuar fort për veten time ka qenë ana psikologjike. Jam e bindur që shumë femra e gjejnë veten tek unë. Është shumë e vështirë të marrësh një iniciativë të tillë. Kam qenë si Liza në Botën e Çudirave kur kam përjetuar dashurinë e jetës sime. Ishte një dashuri sublime. Kur rritesh vë logjikën mbi ndjenja”, rrëfeu Jonida.