Jamie Lee Curtis, e vetmja aktore që e mori seriozisht Golden Globes këtë vit

E Hënë 10 Janar 2022, 12:42
TiranaPost
Jamie Lee Curtis është e vetmja që u shfaq me zë dhe fytyrë në Golden Globes këtë vit.
Aktorja e 'Knives Out', e cila ka fituar dy Golden Globes dhe është nominuar shtatë herë, dukej se ishte ylli i vetëm i Hollivudit që u përfshi në Globes të këtij viti pasi disa të famshëm denoncuan HFPA.
Asnjë personazh tjetër nuk pranoi të ishte i pranishëm dhe as nuk dërgoi videomesazh.
“Kam qenë e ftuar nderi shumë herë në këtë event dhe sot doja vetëm t`ju përshëndesja”, tha Jamie Lee Curtis.
Golden Globes këtë vit ndau thjesht çmimet pa ndonjë ceremoni, pa të ftuar e pa tapet të kuq apo after-party.