Showbiz

Jane Fonda rrëfen natën që kaloi në qeli

Jane Fonda rrëfen natën që kaloi në qeli

82-vjeçarja Jane Fonda ishte në kopertinën e Revistës Elle për këtë muaj dhe as për aktrimin e as për paktin që ka bërë me rininë e përjetshme. Ishte për çështjet e mjedisit, aktivitet që i ka sjellë jo pak probleme, por që as s`i shikon si të tilla. As katër arrestimet që iu bënë dhe as kur iu desh të kalonte një natë në qeli.

Fonda thotë në intervistë se ajo shpesh ndihej e pasigurt për veten dhe preferonte të ndiqte të tjerët, deri kur u bë aktiviste e mjedisit dhe organizoi protestat që e çuan në qeli.

"Jam ndjerë gjithmonë si nxënëse. Kjo është hera e parë që ndihem lidere”.

Po si e përshkruan natën në burg?

"Jam e bardhë, jam e famshme dhe mendoj se urdhërat erdhën nga prokurori i përgjithshëm për të më trajtuar butë".

Jane Fonda rrëfen natën që kaloi në qeli

Megjithatë Jane tregon se s`është e lehtë të kalosh natën në burg kur je në të 80-tat. Ajo përdori pallton e saj të kuqe për t`u shtrirë dhe arriti të flinte përmes tingujve të të burgosurve të tjerë, që bërtisnin dhe tundnin hekurat e qelive të tyre.

Jane planifikoi një ndërprerje dy-vjeçare nga aktrimi për t`u marrë me klimën dhe mjedisin.

"Unë jam 82 vjeç dhe kjo është shumë e dobishme në këtë rast sepse njerëzit thonë:" Zot, epo nëse ajo mund ta bëjë këtë, edhe unë mund ta bëj”, thotë Jane Fonda për vendimin e saj.

*Burimi Elle