Showbiz

Jane Fonda, shembulli që nëse do mund ta bësh çdo gjë nga shtëpia

Jane Fonda, shembulli që nëse do mund ta bësh çdo gjë

Jane Fonda përmes një videomesazhi ka treguar se ai që do mund t`i bëjë të gjitha nga shtëpia. Takime dhe festa me miqtë, takime pune dhe planifikim aktivitetesh për ditët që do vijnë dhe krijimin e strategjive për të ndihmuar njerëzit që në këtë periudhë koronavirusi nuk janë aq me fat sa të kenë kushtet minimale në shtëpitë e tyre.

“Këto janë momente që s`i kemi përjetuar kurrë, por jemi bashkë në gjithë këtë. Ne duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin duke shmangur kontaktet, duke larë duart, duke i dezinfektuar dhe duke qendruar të shëndetshëm. Më vjen mirë që tani ka festa online dhe madje një pije të re që quhet karantinë”, thotë Jane.

Ajo shton më pas se kasti i filmit “Grace and Frankie” kanë bërë një takim virtual dhe sugjeron se duhet të gjejmë mënyra për ta bërë të funksionojë kjo mënyrë e re jetese. Jane, si aktiviste e njohur e mjedisit shton se duhet të mbajmë gjallë ndjesitë e aktivizmit dhe të fokusohemi edhe nga shtëpia në këtë aspekt, pasi ka shumë për të bërë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jane Fonda (@janefonda) on

Jane tregon se janë me fat ata që kanë një shtëpi, një punë dhe disa kursime në këto kohë dhe ajo që duhet të bëjnë është të mendojnë edhe për ata të tjerët që nuk e kanë të njëjtin fat.

Ditën e premte ajo do mblidhet virtualisht me organizatën e mjedisit në të cilën është e përfshirë dhe takimin do ta publikojë online. Nëse do, mundesh ta vazhdosh pothuajse çdo aktivitet edhe i karantinuar.