Përfundimisht 2020-ta është viti i shtatzënave! Pavarësisht pandemisë dhe karantinës, për disa nga vajzat e njohura të ekranit ky vit do të mbahet mend gjithmonë, jo për situatën që kaloi bota, por sepse ishte viti që u bënë nëna.
Olta Gixhari
Shtatzënia e saj u konfirmua ditën e sotme nga miku i saj Olti Curri me një video në “Insta Story”, ku e ngacmonte: “Mos do të bëhesh gjë baba ti?”. Prej kohësh aktorja ka nisur një jetë të re në Spanjë me partnerin e saj. Gixhari i ka kaluar tashmë javët e rrezikut të shtatzënisë, por nuk ka dhënë detaje për gjininë e bebit apo kur do të vijë në jetë.
Ersi Ngjela
Vajza e modës dhe influencuesja Ersi Ngjela është 7-muajshe shtatzënë. “21 vite bashkë, gëzuar përvjetorin, dekadë e re, duke krijuar një jetë, 7 muajshe shtatzënë”, shkroi Ersi në një postim.
Alba Çobaj
Shtatzënia e Alba Çobajt ishte akoma më surprizë, pasi ndodhet në muajin e 9-të të pritjes së ëmbël. Ajo tregon se ka ndryshuar status, është martuar në tetor të vitit të kaluar me partnerin Migeni dhe bashkë presin të bëhen prindër të një vajze.
Jonida Vokshi
Moderatorja dhe bashkëshorti i saj Besniku janë në pritje të një vajze. Lajmet për shtatzëninë e Jonidës qarkulluan që në muajin janar, por vetëm në shkurt ajo e konfirmoi zyrtarisht në emisionin ku bënte pjesë, "Top Talent".
Arbana Osmani
Në ditën e lindjes së saj dhe të partnerit Eduart Grishaj, Arbana Osmani vendosi të zbulonte publikisht shtatzëninë. “Gëzuar ditëlindjen për shpirtin tim binjak, shokun më të mirë dhe të vetmin që më ka vjedhur zemrën (i cili së shpejti do bëhet baba) të dua”, shkroi Arbana në Story. Deri tani nuk kemi asnjë foto nga barku i rrumbullakosur apo detaje të tjera për bebin.
Klea Huta
Ajo dhe Elgiti do të bëhen prindër të një djali. Klea konfirmoi shtatzëninë në muajin shkurt. Çifti u martua në fshehtësi në Marakesh.