Showbiz

'Je nënë!' Përgjigjja që Belen Rodriguez u dha komentuesve se e gjykuan pse shkoi në pushime pa bebin

'Je nënë!' Përgjigjja që Belen Rodriguez u dha

Vajza e Belen Rodriguez, Luna Marì Spinalbese është 5 muajshe. Belen ka shkuar me pushime, por vajzën s`e ka marrë me vete. Për disa është e paimagjinueshme që nje bebe të qëndrojë me babain, pa nënën, për disa ditë.

Kështu që komentuesit e dhanë opinionin e tyre bashkë me gjykimin për nënën e re.

Në fotot që e shfaqnin të shkujdesur, teksa shijonte pushimet në Uruguay, me mikeshën e saj Patrizia Griffini, shpërthyen komentet.

'Je nënë!' Përgjigjja që Belen Rodriguez u dha

“Shko te vajza jote që është vetëm 5 muajshe dhe ka nevojë për nënën e saj”, shkrua dikush.

Një tjetër shkruan “Nëna duhet të jetë pranë foshnjës. Mamaja është gjithmonë mama”.

Belen zakonisht nuk u përgjigjet komentuesve, por këtë herë reagoi në disa forma.

'Je nënë!' Përgjigjja që Belen Rodriguez u dha

Si fillim iu përgjigj dikujt që e pyeste: “Po bebin ku e ke?” “Po truri yt ku është?”

Ndërsa në një postim tjetër shkruante: “Unë jam më shumë se aq”, duke nënkuptuar se është më shumë se të qenit nënë.

Të dy fëmijët e saj janë me baballarët përkatës, ndërkohë që ajo ka marrë disa ditë shkëputje nga rutina.

Poll