Showbiz

Jeff Bezos, djali më i pasur në botë i një emigranti që s'dinte asnjë fjalë anglisht

Jeff Bezos, djali më i pasur në botë i një emigranti që

Dikur emigrant me ëndërr amerikane, ndërsa sot Mike Bezos është babai i njeriut më të pasur në botë Jeff Bezos.

Në vitin 1962, Mike shkoi si emigrant në Amerikë nga Kuba, i veshur me një xhaketë që nëna e tij ja kishte qepur me dorë duke i bashkuar disa copa bashkë. Ishte thjesht një djalë i ri që udhëtonte vetëm dhe nuk dinte asnjë fjalë anglisht.

Jeff Bezos, djali më i pasur në botë i një emigranti që

Kur mbërriti në Amerikë, në moshën 16 vjeçe, jo vetëm që i mungonte familja, por fliste vetëm spanjisht dhe nuk e kishte idenë se si do të mbijetonte. Por zemërimi për jetën e mjerueshme në Kubë, vendosmëria dhe optimizmi i tij bënë që t’ia dilte. Në fakt ky është statusi i hershëm në Twitter i Jeff Bezos për babanë e tij, për tu kujtuar njerëzve që gjithçka mund të arrihet.

Mike Bezos nuk është babai biologjik i Jeff, por ai e rriti. Nëna e Jeff, Jacklyn Gise u nda në 1965-ën nga burri i saj i parë dhe u martua në 1968-ën me Mike Bezos, i cili filloi punë si inxhinier në Teksas.

Jeff Bezos, djali më i pasur në botë i një emigranti që

Babai i Jeff qëndroi për herë të parë në kampin Matecumbe, një kamp refugjatësh në Florida, për tre javë. Më vonë u dërgua në Wilmington, Delaware për të ndjekur shkollën e mesme, ku mori një bursë për të ndjekur më pas kolegjin në Albuquerque.

Jeff Bezos, djali më i pasur në botë i një emigranti që

"Nuk e kisha idenë ku ndodhej Albuquerque," thotë Mike. Por është pikërisht vendi ku u takua me Gise dhe djalin e saj Jeff. “Është vërtet e pabesueshme. Kur kujtoj jetën time me ëndrrën amerikane 30 vjet më parë...”