Showbiz

Jennie Garth për Shannen Doherty: Jemi vënë shpesh përballë njëra tjetrës, por kjo nuk pasqyronte të vërtetën e marrëdhënies sonë

Jennie Garth për Shannen Doherty: Jemi vënë shpesh

Kelly e Beverly Hills (Jennie Garth) i ka dedikuar një status shoqes së saj Shannen që u nda nga jeta dje pas një lufte të gjithë me kancerin.

Me dy foto nga xhirimet e serialit të famshëm të viteve `90, Jennie kujton shoqërinë e tyre të sinqertë dhe përshkruan dhimbjen e madhe që ndjen sot.

Jennie Garth për Shannen Doherty: Jemi vënë shpesh

“Jam ende duke procesuar pikëllimin tim të jashtëzakonshëm për humbjen e shoqes time të shumë viteve, Shannen, gruas që shpesh e kam përshkruar si një nga njerëzit më të fortë që kam njohur ndonjëherë. Lidhja jonë ishte e vërtetë dhe e sinqertë. Jemi vënë shumë herë përballë njëra-tjetrës, por asnjë nga këto nuk pasqyronte të vërtetën e marrëdhënies sonë reale, e cila ishte e ndërtuar mbi respektin dhe admirimin reciprok. Ajo ishte e guximshme, pasionante, e vendosur dhe shumë e dashur dhe bujare. Do të më mungojë dhe do ta nderoj gjithmonë thellë në zemrën time dhe në kujtimet e mia. Zemra ime është me familjen e saj, Boëie dhe të gjithë njerëzit që e donin atë”.