Jennifer Aniston e dashuron ende Brad-in dhe prova është unaza

E Martë 19 Maj 2020, 12:46
TiranaPost
Një detaj 1 vit i vjetër, por kuptimplotë për ata që ende s`kanë hequr dorë nga Pitt dhe Aniston. Disa zëra thonë se as Jennifer s`ka hequr dorë nga dashuria për të dhe prova është unaza. Ajo e mban ende unazën 500 mijë dollarëshe të fejesës që Brad i dha 20 vjet më parë dhe madje e ka vënë në një prej takimeve me të.
The Mirror tregon se edhe në përballjen e famshme në këtë event, Jenn mbante unazën e tij meqë e dinte se do takoheshin.
Edhe ish-burri i saj Justin si për rastësi i dhuroi për fejesë një unazë 500 mijë dollarëshe, por Jennifer preferon këtë të Brad.
Kohët e fundit paparaci i ka fotografuar disa herë bashkë. Të dy janë beqarë dhe përse jo, mund të kenë rinisur diçka nga fillimi.
*Burimi The Mirror