Showbiz

Jennifer Aniston po bëhet nënë dhe lajmin ua dha miqve të saj të ‘Friends’

Jennifer Aniston po bëhet nënë dhe lajmin ua dha miqve të

Thuhet se Jennifer Aniston ka vendosur të bëhet nënë. Burime pranë saj tregojnë se aktorja e ka ndarë lajmin me miqtë e saj të serialit “Friends” me të cilët është ritakuar për të xhiruar seritë e reja.

Jennifer Aniston po bëhet nënë dhe lajmin ua dha miqve të

Mendohet se aktorja do të adoptojë një vajzë nga Shtëpia e Fëmijës, “Casa Hogar Sion”, një institucion meksikan.

Jen ka qenë mbështetëse për një kohë të gjatë e kësaj Shtëpie Fëmije. Procesi i birësimit do të finalizohet brenda muajit qershor.

“Jen ndjeu se ribashkimi me grupin ishte koha e përkryer për të dhënë lajmin e fëmijës. Ndërsa vajzat tashmë e dinin - pasi e takojnë njëra-tjetrën rregullisht - ajo mendoi se do të ishte e veçantë t'u tregonin edhe djemve kur ishin të gjithë së bashku”, thotë një burim pranë tyre.

Kjo nuk është hera e parë që dalin lart e poshtë fjalë të tilla. Edhe në 2011-ën u tha se Jen dhe bashkëshorti i saj në atë kohë, Justin Theroux do të birësonin nga e njëjta Shtëpi Fëmije.

Jennifer Aniston po bëhet nënë dhe lajmin ua dha miqve të

Thuhet se mikja e Jen, Courteney Cox është shumë e lumtur, aq sa ka planifikuar të organizojë një Baby Shower me këtë rast.

*Artikulloi i Mirror u përshtat në shqip nga Tiranapost.al