Showbiz

Jennifer Aniston shpërblen infermieren e infektuar me koronavirus

Jennifer Aniston shpërblen infermieren e infektuar me koronavirus

Jennifer Aniston nuk është mjaftuar me një faleminderit të madhe dhe përulje ndaj Kimball Fairbanks, një infermiereje të infektuar gjatë punës me COVID-19. Në një lidhje direkte me Jimmy Kimmel, Aniston tha: “Zoti të bekoftë ty dhe gjithë të tjerët për çfarë jeni duke bërë. Nuk di si ta shpreh mirënjohjen për çdo gjë që po bëni. Jeni fenomenal”, dhe shtoi se një kartë në vlerën e 10 mijë dollarëve ia dhuronte kësaj infermiereje për të blerë ushqimet që i duhen në këtë kohë krize.

Infermierja Fairbanks është e izoluar nga familja dhe fëmijët ndërkohë që pret të shërohet.

*Burimi Mirror