Showbiz

Jennifer Lopez bashkon forcat me Netflix për të ndihmuar artistët e rinj, por dy filmat e parë do i luajë vetë

Jennifer Lopez bashkon forcat me Netflix për të ndihmuar artistët

“Kompania “Nuyorican Productions” që zotërohet nga Jennifer Lopez do të prodhojë filma dhe seriale për të mbështetur përgjithësisht aktorë dhe regjisorë të rinj.

“Jam e entuziazmuar të njoftoj partneritetin tim të ri me Netflix. Nuk ka shtëpi më të mirë për ne sesa një kompani të prirur për krijimin e përmbajtjes që kërkon të sfidojë mençurinë konvencionale dhe të tregtojë drejtpërdrejt, në miliona persona anembanë globit, pa kufizimet e të kaluarës”, tha J.Lo e lumtur për këtë bashkëpunim.

Dy filmat e parë janë gatuar. “Nëna” dhe “Shifrat” do të kenë të dy protagoniste vetë Jennifer.

*Artikulli i Variety u përshtat në shqip nga Tiranapost.al