Showbiz

Jennifer Lopez: Divorci gati sa më vrau, por unë nuk dua të vdes

Jennifer Lopez: Divorci gati sa më vrau, por unë nuk dua të vdes

“Divorci gati sa më vrau, por unë nuk dua të vdes. Nuk duhet ta kërkoj lumturinë te të tjerët, por brenda vetes”. Jennifer Lopez ka folur për herë të parë pas ndarjes nga bashkëshorti Ben Affleck.

Jennifer Lopez fillimisht u fejua me Ben Affleck në fillim të viteve 2000, më pas u ndanë. Marrëdhënia e tyre filloi sërish në vitin 2021, dhe vijon me një martesë në vitin 2022. Më 20 gusht 2024, ajo bëri kërkesë për divorc, në përvjetorin e dytë të martesës së tyre. Këngëtarja dhe aktorja tha në një intervistë se nuk ishte një moment i thjeshtë, por nuk pendohet “as edhe për një sekondë” për dhimbjen që ndjeu pas ndarjes së saj të fundit.

“Ka raste kur mendoja se i kisha kuptuar të gjitha, pastaj jeta të dërgon një gjë tjetër që të bën të dyshosh. Ose rritesh ose vdes, unë nuk dua të vdes".