Jennifer Lopez kur flet për fëmijët është neutrale. Nuk u drejtohet as me ai, as me ajo

E Hënë 20 Qershor 2022, 08:38
TiranaPost
Jennifer Lopez u ngjit në skenë për një duet me vajzën e saj Emme, të cilën e prezantoi duke përdorur përemrat e gjinisë së papërcaktuar 'they/them'.
Nënë e bijë kënduan 'A Thousand Years' të Christina Perrit.
Prezantimi që Jennifer Lopez i bëri vajzës ka ngjallur kuriozitetin e rrjetit. Veshja pink e Emme i nxit akoma më shumë komentet. A ishte një mënyrë për t`u sensibilizuar me komunitetin LGBTI apo J.Lo ia ka lënë në dorë vetë vajzës të vendosë për gjininë e saj?
Lopez bëri shaka se Emme ishte 'shumë, shumë e zënë, e rezervuar dhe kushtonte shumë, por ia vlente dueti me të’.
Hera e fundit që kënduar të dyja ishte në Super Bowl.