Showbiz

Jessie J flet për abortin që pësoi në nëntor: Ishte koha më e trishtuar dhe më e vetmuar e jetës

Jessie J flet për abortin që pësoi në nëntor: Ishte
Në një intervistë të fundit Jessie J pranoi se humbja e fëmijës të palindur, ishte ‘koha më e trishtuar dhe më e vetmuar’ e jetës së saj.

Këngëtarja 33 vjeçare zbuloi se tani është në 'vendin më të lumtur që ka qenë ndonjëherë' sepse gjithë ajo eksperiencë i ndryshoi 'plotësisht' këndvështrimin për jetën.

Jessie foli për abortin e saj të rëndë që ndodhi në nëntor gjatë një shfaqjeje në Lafayette në Londër, teksa u kthye në skenë këtë javë për herë të parë.

"Pra, isha shtatzënë, e nuk jam më. Unë jam ndoshta në vendin më të lumtur që kam qenë ndonjëherë, besojeni apo jo. Perspektiva ime për jetën ka ndryshuar plotësisht.

Ditën që ndodhi aborti një burrë mu afrua në rrugë. Unë isha vetëm dhe qaja. Ai më tha: ‘Unë nuk të njoh dhe nuk e di se çfarë po ndodh me ty tani, por ndoshta duhet të ndash me dikë tjetër.’"

Jessie tani dëshiron të përdorë luftën që ka kaluar për të ndihmuar njerëzit e tjerë që kanë kaluar nëpër të njëjtën përvojë të dhimbshme, pasi sipas saj tema është ende tabu.

Personaliteti mediatik tha se prindërit e saj e rritën për të 'gjetur bekimin në dhimbje' e prandaj ndihet mireënjohëse për gjithçka ka në jetë.