Showbiz

Jeta e Gina Lollobrigida, gruas që u ndje e përkëdhelur gjithë jetën

Jeta e Gina Lollobrigida, gruas që u ndje e përkëdhelur

Gina (Luigina) Lollobrigida lindi në 4 korrik 1927. Ajo ishte jo vetëm ikonë e kinematografisë, por edhe fotoreportere dhe politikane italiane. Një nga aktoret më të mira të viteve 1950 dhe fillim të viteve 1960, asaj që konsiderohet Epoka e Artë e Artit.

Jeta e Gina Lollobrigida, gruas që u ndje e përkëdhelur

Ndërsa karriera e saj filmike u ngadalësua, Lollobrigida krijoi një karrierë të dytë si fotoreportere. Po jeta e saj personale?

Në vitin 1949, Lollobrigida u martua me një mjek slloven, Milko Škofič. Fëmija i tyre i vetëm, Andrea Milko lindi më 28 korrik 1957. Škofič hoqi dorë nga praktika e mjekësisë për t'u bërë menaxheri i saj. Në vitin 1960, Lollobrigida u zhvendos nga Italia e saj e lindjes në Toronto, Ontario, Kanada, me Škofič dhe djalin e tyre Andrea. Çifti u divorcua në vitin 1971.

Jeta e Gina Lollobrigida, gruas që u ndje e përkëdhelur

Në janar 1968, ajo pati gjithashtu një lidhje jashtëmartesore ‘one night stand’ me Christiaan Barnard, një mjek nga Afrika e Jugut dhe pionier në kirurgjinë e transplantit të zemrës.

Jeta e Gina Lollobrigida, gruas që u ndje e përkëdhelur

Në tetor të 2006-ës, në moshën 79-vjeçare, ajo njoftoi për ¡Hola të Spanjës fejesën me një biznesmen 45-vjeçar spanjoll, Javier Rigau y Rafols. Ata ishin takuar në një festë në Monte Karlo në vitin 1984 dhe që atëherë ishin bërë miq. Në 2006-ën Lollobrigida dhe Rigau nënshkruan një marrëveshje paramartesore dhe u martuan në Spanjë. Më vonë, Lollobrigida akuzoi Rigaun për mashtrim, duke thënë se ai kishte marrë më parë të drejtën ligjore për të vepruar në emër të saj me një prokurë për t`i marrë pasurinë pas vdekjes. Dhe kështu u ndanë.

Jeta e Gina Lollobrigida, gruas që u ndje e përkëdhelur

Lollobrigida u tërhoq nga xhirimet në vitin 1997.

Ajo tha për PARADE në prill të vitit 2000: “Kam studiuar pikturë dhe skulpturë në shkollë dhe u bëra aktore gabimisht... Kam pasur shumë të dashur dhe kam ende romanca. Unë ndihem shumë e llastuar. Gjatë gjithë jetës sime, kam pasur shumë admirues”.

Jeta e Gina Lollobrigida, gruas që u ndje e përkëdhelur

Pas daljes në pension, ajo e ndau kohën e saj midis shtëpisë në Via Appia Antica, në Romë dhe një vile në Monte Carlo. Pas vitit 2009, Lollobrigida nuk pranonte vizitorë në shtëpinë e saj.

Jeta e Gina Lollobrigida, gruas që u ndje e përkëdhelur

Në vitin 2013, Lollobrigida shiti koleksionin e saj të bizhuterive dhe dhuroi gati 5 milionë dollarë për zbulimet në terapinë e qelizave staminale.

Jeta e Gina Lollobrigida, gruas që u ndje e përkëdhelur

Lollobrigida vdiq në Romë sot, më 16 janar 2023, në moshën 95-vjeçare.