Showbiz

Jill i tha 5 herë ‘Jo’ propozimit për martesë të Biden. Historia e veçantë e dashurisë së Çiftit të Parë të Amerikës

Jill i tha 5 herë ‘Jo’ propozimit për martesë të

Joe dhe Jill Biden kanë qenë gjithmonë krenarë për marrëdhënien e tyre të ngushtë. Kanë përjetuar bashkë sfida, si kjo fushatë, fitore, si zgjedhja president dhe humbje të mëdha, si ajo e djalit të tyre. Të gjitha këto i kanë afruar edhe më shumë bashkë.

Jill i tha 5 herë ‘Jo’ propozimit për martesë të

Ndaj pak minuta para se të betohej si President i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Biden postoi një video të shkurtër, ku shtrëngonte dorën e gruas së tij dhe shkruante: “Të dua Jill. S`mund të isha më i lumtur se kaq që do të kem me vete në rrugëtimin e ri”.

Vitet e hershme të dashurisë së tyre

Gjashtë javë pasi ishte zgjedhur senator i Delaware në 1972-shin, Joe Biden mori një telefonatë tragjike: Gruaja e tij dhe e dashura e kolegjit, Neilia, kishte vdekur në një aksident automobilistik. Në makinë me të ishin edhe tre fëmijët e tyre: Vajza Naomi, 1 vjeçe e humbi jetën gjithashtu. Ndërsa djemtë Beau, 4 vjeç dhe Hunter, 3 vjeç, u plagosën rëndë dhe qëndruan në spital për muaj me radhë.

Ishte 30 vjeç kur ngeli prind i vetëm i dy djemve të tij. Merrte për çdo mbrëmje trenin për t`u kthyer në shtëpi nga ëashingtoni për në ëilmington, derisa u takua me Jill tre vjet më vonë.

Në kujtimet e tij në vitin 2007 “Premtime për të mbajtur”, Joe shkroi për Jill: "Ajo më ktheu jetën time. Ajo më bëri të filloj të mendoj se familja ime mund të jetë përsëri e plotësuar."

Në një intervistë për Vogue, Jill kujtoi takimin e tyre të parë: "Unë kisha dalë me djem me xhinse e t-shirt. Ai u shfaq te dera dhe ai kishte veshur një pallto sportive dhe loafers, dhe mendova, 'Zot, kjo nuk do të funksionojë kurrë, as në një milion vjet.' Ai ishte nëntë vite më i madh se unë! Por në të vërtetë patëm shkëndija ... Unë zgjova nënën time në 1:00 të mëngjesit dhe i thashë, 'Mami, më në fund takova një zotëri.' "

Jill i tha 5 herë ‘Jo’ propozimit për martesë të

Çifti e zyrtarizoi shumë shpejt lidhjet dhe Jill u bë mbështetje e madhe për Joe: "Kur Joe punonte deri vonë, unë shkoja për të bërë darkën dhe për t'i mbajtur djemtë", shkruante ajo në kujtimet e saj. Unë ii ndihmoja me detyrat, i merrja nga shkolla ndonjëherë, ose kalonim një mbrëmje duke parë TV. Ne filluam të ndërtojmë marrëdhëniet tona të distancuara nga babai i tyre."

Por, përkundër dashurisë së saj për Joe dhe fëmijët e tij, ajo do t`i refuzonte pesë herë propozimet e tij për martesë.

Jill i tha 5 herë ‘Jo’ propozimit për martesë të

Ajo s`kishte shumë që ishte ndarë nga burri i parë Bill Stevenson dhe ishte e kujdesshme ndaj martesës në përgjithësi. Jill gjithashtu donte të ecte para me karrierën e saj dhe kishte frikë se mos humbte veten me një bashkëshort politikan pranë.

"Për secilin propozim, unë i thashë, Jo akoma. Jo akoma. Jo akoma. Sepse në atë kohë, natyrisht, unë isha dashuruar me djemtë dhe me të vërtetë ndjeva që kjo martesë duhej të funksiononte. Sepse ata kishin humbur nënën e tyre dhe unë nuk mund të bëja që ata të humbnin një nënë tjetër, kështu që duhej të isha 100% e sigurt”, tha Jill për Vogue.

Jill i tha 5 herë ‘Jo’ propozimit për martesë të

Në vitin 1977, çifti u martua, madje me vete në muajin e mjaltit morën edhe djemtë dhe në 1981 ata mirëpritën vajzën e tyre Ashley.

Jill i tha 5 herë ‘Jo’ propozimit për martesë të

*Artikulli i People u përshtat në shqip nga Tiranapost.al