Showbiz

J.Lo kritikohet në programin australian pse mori mbiemrin e burrit

J.Lo kritikohet në programin australian pse mori mbiemrin e burrit

Drejtuesit e programit australian të mëngjesit dhe të ftuarit e “Today Extra” nuk e fshehën habinë dhe as nuk i kursyen ironitë dhe kritikat kur mësuan se Jennifer Lopez ndryshoi mbiemrin e saj pasi u martua me Ben Affleck.

David Campbell dhe Sylvia Jeffries po bisedonin me të ftuarit e tyre, yllin televiziv Shelly Horton dhe drejtuesin e radios Ben Fordham, kur doli lajmi.

J.Lo kritikohet në programin australian pse mori mbiemrin e burrit

“Kjo është martesa e saj e katërt, ajo duhet të mësojë të mos ndryshojë mbiemrin e saj. Të gjithë e dimë që ndonjëherë martesa nuk funksionon. Mendoj se është çmenduri që njerëzit ndryshojnë mbiemrin e tyre”, tha Shelly.

“Gratë nuk kanë nevojë të heqin dorë nga identiteti i tyre vetëm sepse martohen. Ajo më shumë se kushdo duhet ta dijë këtë. Ajo dhe emri i saj janë markë”, vazhduan më tej të diskutonin.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck i thanë Po njëri-tjetrit në Las Vegas. Për dëshmitarë patën fëmijët e tyre. J.Lo i ndau disa foto dhe detaje nga dasma në portalin e saj.