Showbiz

J.Lo zbulon pse qëndron gjithmonë një hap pas Ben Affleck kur kapen prej dore

J.Lo zbulon pse qëndron gjithmonë një hap pas Ben Affleck kur

J.Lo shpjegoi në Live me Kelly dhe Mark pse shpesh fotografohet një hap pas bashkëshortit të saj kur ata janë kapur për dore.

J.Lo zbulon pse qëndron gjithmonë një hap pas Ben Affleck kur

Shkak është diferenca në gjatësi.

"Ben është i gjatë dhe unë jam e shkurtër - jam më e vogël. Gjithsesi e bëjmë të dukemi mirë," tha Lopez në emision, duke vënë në dukje se ata shpesh kapen për dore sepse ata janë "shumë të dashuruar".

J.Lo zbulon pse qëndron gjithmonë një hap pas Ben Affleck kur

"Ai është më i gjatë dhe unë eci si një hap prapa, vetëm për të kompensuar. Dukemi mirë", vazhdoi ajo.

Në fillim të kësaj jave, Lopez foli për Affleck dhe marrëdhënien me dy fëmijët e saj.

"Ai është një baba i mrekullueshëm. Dhe një figurë babai për Max dhe Emme gjithashtu, sepse ai ka tre fëmijët e tij të bukur, dhe pastaj vijmë ne."