Showbiz

John Travolta përkujton gruan e tij të ndjerë Kelly Preston në ditën e saj të lindjes!

John Travolta përkujton gruan e tij të ndjerë Kelly Preston

Aktori 67-vjeçar, John Travolta me anë të një postimi në Instagram ndau një fotografi të bashkëshortes të tij Kelly Preston duke buzëqeshur në Festivalin e Filmit në Kanë 2018, ku ajo po promovonte filmin e tyre Gotti.

"Gëzuar ditëlindjen Kelly", ka shkruar ai në foto. "Na mungon dhe të duam shumë".

Preston vdiq në moshën 57-vjeçare në 2020 pas një beteje dyvjeçare me kancerin e gjirit.

Ajo dhe Travolta, të cilët u martuan në 1991, punuan në disa filma së bashku. Përveç Gotti, ata aktruan së bashku në filmat Battlefield Earth, The Experts dhe Old Dogs.

John Travolta përkujton gruan e tij të ndjerë Kelly Preston

Yjet patën tre fëmijë së bashku: Jett, Ella dhe Benjamin. Jett vdiq në moshën 16 vjeçarë në 2009 pasi pësoi një krizë gjatë një udhëtimi familjar në Ishullin Grand Bahama.

Tiranapost.al