Showbiz

Johnny Depp, në gjyq me ish-gruan: I kërkova divorcin kur ajo defekoi në shtrat

Johnny Depp, në gjyq me ish-gruan: I kërkova divorcin kur ajo defekoi

Lufta mes Johnny Depp dhe Amber Heard vazhdon. Ndarja e tyre kishte seancën e radhës në gjykatë dhe çështja është e ndërlikuar pasi si ai ashtu edhe ajo akuzojnë njëri-tjetrin për dhunë fizike dhe psikologjike. Depp dëshmoi në gjykatë për një sherr në avion kur ishte detyruar në flinte në tualet, por edhe për zënkën që i vuri kapakun dhe e detyroi të ndahej.

“Vendosa të ndahem prej saj kur defekoi në shtratin tonë martesor. Unë nuk jam mostra që ajo më bën të dukem dhe ajo është një narciste sociopate”, tha ndër të tjerë Depp.

Johnny Depp, në gjyq me ish-gruan: I kërkova divorcin kur ajo defekoi

Edhe Amber e akuzon për sulme fizike dhe verbale, por ai i kujtoi një tjetër histori: kur Amber me një shishe të thyer vodka i preu gishtin e dorës.

*Burimi Daily Mail