Showbiz

Johnny Deep në një lidhje me avokaten e tij

Johnny Deep në një lidhje me avokaten e tij

Aktori Johny Deep është në lidhje me Joelle Rich, avokaten që e përfaqësoi atë në padinë e tij për shpifje kundër tabloidit britanik “The Sun” në vitin 2018, për etiketimin si “dhunues i gruas”, aktores Amber Heard, një pretendim që Depp e mohoi.

Lajmi konfirmohet nga mediat britanike, pak muaj pas përfundimit të gjyqit më të famshëm VIP, kur u aludua për një lidhje të mundshme por u mohua në atë kohë.

Rich nuk ishte pjesë e mbrojtjes në gjyqin e tij për shpifje kundër aktores Heard, megjithatë ajo tregoi mbështetjen e saj për Deep duke u paraqitur disa herë në gjykatë gjatë procesit të tij.

Më 3 maj, ajo u fotografua jashtë gjykatës së Virxhinias duke u përqafuar me Camille Vasquez, e cila ishte pjesë e ekipit ligjor të Depp në SHBA. Dhe pothuajse dy javë më vonë, ajo u pa brenda sallës së gjyqit.

Romanca e re e Depp-it vjen tre muaj pas thashethemeve në mediat sociale se Depp po takohej me Vasquez gjatë gjyqit të tij për shpifje.