Showbiz

Jon Bon Jovi tregon pse nuk do ta përdorë famën për të reklamuar kompaninë që ka hapur

Jon Bon Jovi tregon pse nuk do ta përdorë famën për të

Rockeri Jon Bon Jovi ka hapur një kompani të prodhimit të verës Hampton Ëater, bashkë me djalin e tij. Kur u pyet gjatë një interviste pse s`e ka quajtur “Bed of Roses”, të paktën për verës roze, këngëtari u përgjigj: Kur menduam në fillim ta bënim këtë gjë, thamë ose do ta bëjmë mirë, ose nuk do ta bëjmë fare. Ndaj nuk ka as mbiemrin tonë dhe as ndonjë titull kënge nga repertori im. Ne duam ta respektojmë këtë gjë. Nëse do ta bënim, do merreshim seriozisht me këtë. Kemi punuar çdo ditë për të marrë vendin që na takon në këtë industri dhe gjëja e fundit që duam, është ta bëjmë një markë të famshme. Ky është thjesht një biznes familjar”, tha Bon Jovi, si një goditje për të gjithë ata që në Instagram, TikTok e kudo, përpiqen të shesin nga emri.

Jon Bon Jovi tregon pse nuk do ta përdorë famën për të
Bon Jovi me familjen