Jonida Vokshi tregon si e zgjodhën emrin e vajzës brenda sekondit
E Diel 31 Maj 2020, 23:17
TiranaPost
Jonida Vokshi ka dhënë një intervistë për Revista Who në ditët e fundit të shtatzënisë. Ajo ka rrëfyer disa nga sekretet e ëmbla, mes tyre edhe të përzgjedhjes së emrit.
Jonida tregoi se Besniku nuk është burri tipik ë pret të vijë në jetë djalë fëmija i parë.
“Dëshironte aq shumë të ishte vajzë, sa vetëm për emër goce kishim menduar dhe kur na u konfirmua gjinia ishte lumturia e dytë për të, pas lajmit të parë që do të bëhej baba. Të dy donim shumë të ishte vajzë”, tha ajo.
“Emri i gocës ka ardhur që në fillim, shumë herët, duke parë një film të dy me Besnikun, ku u përmend dhe emri, vetëm jemi parë në sy dhe iku ai muhabet”, shtoi ajo.
*Burimi Revista Who