Josh Duhamel është fejuar- Ja urimi i ish-bashkëshortes Fergie

Josh Duhamel dhe Audra Mari janë fejuar! Duhamel ka qenë në lidhje me modelen Audra Mari që nga viti 2019. Lajmin e lumtur e ka bërë të ditur aktori i “Transformers” në Instagram në mbrëmjen e së shtunës.
“Është ndezur! Ajo gjeti një mesazh në një shishe që u hodh në breg dhe tha PO!”, shkroi Duhamel, duke shpërndarë një foto të tij dhe Mari, në plazh.
Në foto, Duhamel mban një shënim të shkruar me dorë, ku thuhet: "Audra Diane Mari do të martohesh me mua?"
View this post on Instagram
Dita e fejesës së tyre, 8 janari, ishte edhe ditëlindja e 28-të e Marisë. Dyshja janë në lidhje që nga viti 2019.
Miqtë dhe fansat e mbushën shpejt komentin me mesazhe mbështetjeje – madje edhe Fergie, ish-bashkëshortja e tij, ndau një mesazh të ëmbël duke uruar çiftin.
“Urime!!!??????”, ka shkruar ish-këngëtarja e Black Eyed Peas.
Duhamel dhe Fergie filluan të takoheshin në vitin 2004 dhe u martuan pesë vjet më vonë. Ata kanë një fëmijë, Axl Jack Duhamel, 8 vjeç. Në vitin 2017, çifti njoftoi se nuk ishin më bashkë dhe se kishin vendosur t'i jepnin fund martesës së tyre tetëvjeçare .
Tiranapost.al