Showbiz

Ju propozojmë pushimet e vogla që e mbajnë gjallë martesën

Ju propozojmë pushimet e vogla që e mbajnë gjallë
16 vite të martuar. Po edhe ca vite të lidhur e në bashkëjetesë, Eni Jani dhe Genc Fuga kanë gjetur sekretin për ta bërë martesën jetëgjatë. Në fakt e ka gjetur Genci dhe Eni nuk i ka thënë Jo.

Në video podcastin me Mira Kazhanin, Genci përmendi “pushimet martesore”.
“Ne harrojmë të gjithë të bëjmë pushimet e vogla. Ne nuk e dimë në koncept çfarë domethënë pushim martesor”, tha Genci.

Dhe jo, me pushim martesor nuk nënkupton të bëjë pauza apo shkëputje nga bashkëshortja. Ata të dy zgjedhin të bëjnë pushim nga martesa.
Pa kërkuar shumë kohë apo para, pushimi i tyre martesor është edhe një shëtitje me makinë nëpër Tiranë, me muzikën e radios në sfond, kur mbrëmja sapo ka rënë.

Ja si e përshkruajnë të dy (shkëputur nga video podcast-i me Mira Kazhanin)

Genci Fuga: Zakonisht kur mbarojmë pjesën këtu (në teatër), ne bëjmë njëçik rrugë më të gjatë për të vajtur në shtëpi.

Eni Jani: I biem gjatë vetë. E zgjasim rrugën.

Mira Kazhani: Bëni një shëtitje nëpër Tiranë?

Genc Fuga: Jo. Është Unaza e Re. Erioni e ka si domain, Veliaj domethënë. Na pëlqen që të vëmë një kanal të caktuar radioje, edhe të ecim. E kemi si çlodhje.

Mira Kazhani: Këto janë ato pushimet martesore që folëm më përpara.

Genc Fuga: Dhe pastaj me atë vijë melodike që kemi në mendje dhe me atë relaks, Eni e ka zakon që mblidhet në sediljen e vetë sa që policët e marrin si fëmijë, ka ndodhur edhe kjo. Kur shkojmë pastaj tek vajzat, sado vonë, ne prapë gjejmë freskinë e marrëdhënies tashmë me vajzat. Këto janë ato pushimet e vogla që thashë ne nuk ia kemi manualin. Nuk dimë sesi përdoren në martesë.

Intervista me Video:

Ky podcast u mbështet nga Abi Bank

*E drejta për ripostim ndalohet pa lejen editorit

Çdo shtrembërim i fakteve online do të ndiqet në rrugë gjyqësore