Showbiz

Ka vetëm një emër që Anna Wintour s`do e ftonte më kurrë në Met Gala

Ka vetëm një emër që Anna Wintour s`do e ftonte më

Met Gala është një event ekskluziv vipash që mbledh çdo vit emra të njohur. Organizohet nga Anna Wintour e Vogue. Pavarësisht se sa famë ka çdo personazh, të gjithë e duan një biletë hyrje në këtë aktivitetet, nga Beyonce tek George Clooney.

Po këmba e kujt nuk do ta ketë kurrë më një rast të dytë të shkelë në tapetin e kuq të Met Gala?

“Ti mbledh njerëz të famshëm në Met Gala, në Manhattan çdo vit. Vipat kërkojnë dëshpërimisht një biletë hyrje. Të gjithë, nga Beyonce tek George Clooney. Pyetja është cilin nuk do e riftoje?”, e pyeti gazetari.

Donald Trump. Anna e zbuloi gjatë një loje në interviste.

Ka vetëm një emër që Anna Wintour s`do e ftonte më

Eventi organizohet çdo vit për të mbledhur fonde për Muzeun Metropolitan të Artit në New York.

Donald Trump dhe Melania kanë qenë të ftuar disa vite më parë, por siç duket nuk kanë krijuar urat për t`u riftuar.

Vitin e kaluar Met Gala nuk u mbajt për shkak të pandemisë. Gjithsesi kur të rikthehet, dihet që për Trump-ët s`do ketë më një ftesë, ose të paktën për Donald.

*Artikulli i Metro u përshtat në shqip nga Tiranapost.al