Showbiz

Ka vetëm një fjalë pas së cilës fshihet sekreti për t`u dobësuar

Ka vetëm një fjalë pas së cilës fshihet sekreti

Nëse je një nga ato vajza që po mendon të humbasësh peshë, por të duket e pamundur, mjafton të hedhësh sytë vërdallë. Asnjëherë nuk është vonë për t`u ndjerë mirë me veten. Mund të zgjedhësh një program të caktuar trajtimi për dobësim, sot ka me qindra mundësi, ama bëje vetëm nëse kjo është ajo që ti do, e jo të tjerët. Vajza të njohura shqiptare dhe të huaja dëshmojnë se çdo peshë është e mundur, mjafton vullneti.

Ka vetëm një fjalë pas së cilës fshihet sekreti

Anxhela Peristeri është e fundit fare që tregoi dje në “E diell” se ka humbur 20 kilogramë. Po si?

“Humba 15 kilogramë 6-mujorin e parë dhe 5 kilogramë të tjera pa mbajtur dietë. Kilogramët i hoqa me dietë, balet dhe stërvitje. Kam eksperimentuar shumë shpesh që të bie nga pesha. Herët e tjera për shkak se rashë shpejt në peshë, i rifitova shpejt kilogramët. Kurse këtë herë vendosa të dobësohem gradualisht dhe ka rezultuar shumë mirë sepse nuk kam marrë kilogramë gjatë 3-mujorit që nuk jam stërvitur. 

Kam ndërprerë vetëm karbohidratet dhe ëmbëlsirat. Në fillim i ndërprerva fare, pastaj i minimizova duke i përdorur 1 herë në 3 ditë ose 1 herë në javë. Në darkë ndonjëherë edhe nuk ha fare sepse tani më është zvogëluar edhe stomaku dhe nuk më merr shpesh uria. Në mëngjes ha vezë të zier, kos ose banane, një mëngjes i lehtë. Nuk kam shumë oreks në mëngjes. Me zor e ha dhe atë që ha”, tregoi Anxhela.

Ka vetëm një fjalë pas së cilës fshihet sekreti

Fifi është një tjetër personazh që ka humbur shumë kilogramë. Zërat folën në fillim që kishte bërë një ndërhyrje në stomak, (procedurë që e kanë bërë disa të njohur dhe jo vetëm), por Fifi i mohoi ato fjalë duke thënë se dieta strikte e kishte çuar në ato rezultate.

Ka vetëm një fjalë pas së cilës fshihet sekreti

40 kilogramë për një vit. Transformimi i Marsela Çibukaj është një ndër më të dukshmit. Po si ia doli?

Marsela nuk ha kurrë darkë pas orës 19:00; konsumon fruta, perime dhe proteina dhe ka shmangur ëmbëlsirat, alkoolin dhe pijet me gaz.

Edhe të njohurat në botë kanë pësuar ndryshime drastike në peshë. Adele është një nga rastet.

Ka vetëm një fjalë pas së cilës fshihet sekreti

Ajo ka 30 kilogramë më pak, falë një regjimi strikt ushqimor dhe ushtrimeve fizike të moderuara. Adele s’është njeri sportiv. 90% e suksesit i takon dietës. Kështu ka thënë trajnuesja e saj.

Ka vetëm një fjalë pas së cilës fshihet sekreti

Kohët e fundit edhe Celine Dion është transformuar. Nuk ka dhënë detaje nëse është një zgjedhje e saj (duke qenë se kurrë s`ka pasur kilogramë ekstra), apo është pasojë e ndonjë situatë stresante dhe të vështirë.

“Nëse ju pëlqen, mirë, nëse nuk ju pëlqen, mos u lodhni fare, mos bëni fotografi, thjesht lërmëni të qetë, ka thënë Celine Dion kur u pyet “Përse je dobësuar kaq shumë”.

Jo të gjitha këto transformime janë pritur mirë nga ata që të parët shajnë e komentojnë: “Uuu sa e shëndoshë”, ose edhe nga ata që e pëlqejnë lezetin që japin ca kilogramë më shumë. Në fund rëndësi ka të ndihen mirë me veten.