Showbiz

‘Kam humbur një pjesë të së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes’. Ndërron jetë nga Covidi vëllai i Robert Aliajt

‘Kam humbur një pjesë të së kaluarës, të

Robert Aliaj ka humbur sot vëllain e tij si pasojë e Covid-19. Rexhep Aliaj ishte një piktor dhe skenograf i njohur dhe lajmin e rëndë e dha vetë Roberti në rrjete sociale, bashkë me një shënim prekës.

‘Kam humbur një pjesë të së kaluarës, të

“Kur ndërrojnë jetë prindërit, thuhet se ke humbur të kaluarën.

Kur ndërron jetë bashkëshorti, ke humbur të tashmen.

Per fëmijët nuk guxoj të shkruaj.

Kur ndërron jetë vëllai / motra, ke humbur një pjesë të së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes.

Thonë se dashuria nuk vdes kurrë, dhe kështu, mbase, as të dashurit nuk vdesin?

R.I.P. vëllai im Rexhep Aliaj në këto kohë kolerash ku jemi të detyruar të mbajmë hidhërimin brënda nesh si një parazit të pështjelluar në thelbin e shpirtit. Ne do të vazhdojmë, por nuk do të jemi kurrë më njësoj”, shkruan Aliaj.