Showbiz

Kampioni bëhet viral se thuri me grep në tribunë gjatë lojërave Olimpike

Kampioni bëhet viral se thuri me grep në tribunë gjatë

Tom Daley, kampion noti, teksa ndiqte një prej finaleve të lojërave Olimpike, nuk e prishi terezinë e tij. Mori në duar punën me grep dhe sa sytë tek loja e sa tek puna. Fotoja e kampionit 27-vjeçar bëri xhiron e rrjetit për disa arsye. E para sepse shumica është mësuar të shikojë në mos gjyshet, maksimumi ndonjë vajzë a grua të punojë me grep. E dyta sepse si mund të përqendrohej tek grepi në kulmin e lojës?

Ja që ia doli t`i bënte të dyja. Thuhet se Daley mësoi të punojë me grep gjatë izolimit prej Covid të vitit të kaluar dhe që atëherë e merr punëdoren kudo me vete. Ka hapur edhe një faqe Instagrami ku reklamon punën e tij dhe dalëngadalë do ta shndërrojë në biznes. Në fund të fundit, reklamën më të mire sapo ia bëri.