Showbiz

Kanye mban fjalim në BET Awards dhe e kujton Kim Kardashian-in si një zgjedhje e keqe

Kanye mban fjalim në BET Awards dhe e kujton Kim Kardashian-in si një

Kanye West u shfaq në skenë në fund të ndarjes së çmimeve BET më 26 qershor për të nderuar Diddy-n, mikun dhe reperin e tij të preferuar. Kanye e mbuloi fytyrën me një maskë dhe kapuç, ndërsa fliste se si Diddy e ka frymëzuar atë gjatë gjithë karrierës së tij. Madje, në një moment u duk i emocionuar teksa fliste për reperin legjendar.

Gjatë fjalimit të tij të gjatë, Kanye përmendi edhe divorcin e tij nga Kim Kardashian.

“Unë shkoj te Diddy për këshilla edhe sot e kësaj dite. Ai frymëzon shumë nga zgjedhjet e mia. Zgjedhjet më të rëndësishme të jetës. Edhe zgjedhjen e gruas sime. Dhe ja ku jemi - faleminderit për këtë, Puff”, tha Kanye qeshi, dhe bashkë me të edhe publiku.

Në fund e mbylli me dedikimin për Puff, por pa i lënë mënjanë notat e humorit.

“Ky njeri u ka mbijetuar shumë gjërave dhe ka thyer shumë dyer, në mënyrë që ne të jemi këtu sot. Ai theu kaq shumë dyer për klasicizmin, shijen, kulturën, rrëmujën. Puff, nëse nuk ta kam thënë kurrë ... të dua”.

Kim dhe Kanye ishin bashkë në festën e 50-vjetorit të Diddy-t në vitin 2019, por martesa e tyre kishte nisur të shkatërrohej që në atë koë. Kim bëri kërkesë për divorc në shkurt të 2021-shit dhe të dy u ndanë zyrtarisht në mars të 2022-shit.