Kanye West nuk është më miliarder. Ja sa para ka humbur reperi pas deklaratave diskriminuese

E Mërkurë 26 Tetor 2022, 11:56
TiranaPost
Deklaratat antisemite i kanë kushtuar statusin si miliarder, reperit Kanye West, sipas Forbes.
Në javët e fundit, Ye - i njohur gjithashtu si Kanye West - ka parë shtëpinë luksoze të modës Balenciaga , Gap dhe së fundmi Adidas të ndërpresin partneritetin me të.
Të martën, Forbes, deklaroi se e kishte hequr Ye nga lista e miliarderëve. Ai tani vlerësohet me një pasuri rreth 400 milionë dollarë.
Forbes tha se 400 milionë dollarët e mbetura të vlerës së tij neto vijnë nga pasuritë e paluajtshme, muzika dhe 5% e aksioneve në firmën e veshjeve të ish-bashkëshortes Kim Kardashian, Skims.
Ye këtë vit ka pretenduar se pasuria e tij neto ishte rreth 7 miliardë dollarë.