Kanye West rikthehet në Twitter me një përshëndetje në gjuhën hebraike

E Hënë 21 Nëntor 2022, 14:40
TiranaPost
Kanye West është rikthyer në Twitter pas një ndalimi për më shumë se një muaj.
Të dielën, ai postoi në Twitter për të kontrolluar nëse llogaria e tij po funksiononte. Më pas ai shkruajti ‘shalom’, që do të thotë ‘përshëndetje' në hebraisht.
Tweetet e tij shënojnë kthimin e një tjetër figure të diskutueshme në Twitter pas blerjes së kompanisë nga Elon Musk. CEO miliarder tha të shtunën se do të rivendosë llogarinë e ish-presidentit Donald Trump.
Ndryshe nga Trump, Ye nuk mori kurrë një ndalim të drejtpërdrejtë nga Twitter. Në vend të kësaj, kompania e mbylli llogarinë e tij më 10 tetor për një kohë të papërcaktuar, pasi reperi postoi një numër komentesh antisemite të cilat u përshkallëzuan në komente kërcënuese dhe urrejtëse për hebrenjtë.