Showbiz

Kardashianët hyjnë edhe në Netflix

Kardashianët hyjnë edhe në Netflix

Të gjithë fansat e familjes Kardashian-Jenner përveçse në Instagram e kudo nëpër lajme, do t`i gjejnë edhe në Netflix. Platforma e filmave, serialeve dhe dokumentarëve online ka njoftuar se nga 1 qershori i këtij viti do jenë në dispozicion 2 sezonet e parë të reality show-t “Keeping up with the Kardashians”.

Vajzat e familjet kanë realizuar gjithsej 18 sezone, por Netlflix do ta nisë nga fillimi. Në dy sezonet e para Kim nuk ishte ende martuar me Kanye, kurse Kendall dhe Kylie ishin të vogla.