Showbiz

Kate Moss tregon për fotografin që i tha: Hiqi sutjenat!

Kate Moss tregon për fotografin që i tha: Hiqi sutjenat!

Kate Moss ka kujtuar një histori që i ka lënë shije të hidhur gjatë karrierës së saj. Ka ndodhur kur sapo e kishte nisur modelingun dhe një fotograf mashkull gjatë një seti fotografik i kërkoi të hiqte sutjenat.

Kate Moss tregon për fotografin që i tha: Hiqi sutjenat!

Kate ishte 15 vjeçe dhe po bënte foto për një katalog sutjenash.

Duke rrëfyer ngjarjen, ajo tha: “Kam pasur një përvojë të tmerrshme për një katalog të sutjenave. Unë isha vetëm 15 vjeç dhe ai më tha 'hiqe lart' dhe unë e tërhoqa pak sipër. Isha vërtet e trembur. E kuptova që diçka nuk shkonte. Mora gjërat e mia dhe u largova”, tregon Kate Moss që thotë se i shkakton trishtim edhe vetëm kur e kujton këtë histori.