Showbiz

Kate Winslet: Hollivudi i detyron njerëzit të gënjejnë mbi homoseksualitetin e tyre

Kate Winslet: Hollivudi i detyron njerëzit të gënjejnë mbi

Aktorja Kate Winslet në një intervistë për “The Sunday Times” përplasi një të vërtetë për të cilën pak flitet. “Hollivudi i detyron aktorët të fshehin homoseksualitetin e tyre”, kjo është ideja e asaj që Kate thotë.

“Nuk mund t'ju them se sa aktorë të rinj njoh, disa shumë të famshëm, të tjerë që sapo kanë filluar dhe janë të frikësuar se mos seksualiteti i tyre mund të zbulohet dhe kjo mund të pengojë karrierën e tyre, duke i penguar ata që të marrin role heteroseksuale”, tha Kate.

Një deklaratë nga Rupert Everett u bë ditët e fundit dhe është ndoshta më e forta.

“Nëse punoni në kinematografi, përballesh me një botë agresive heteroseksuale dhe nëse jeni homoseksual, herët apo vonë do përfundoni duke u përplasur me një mur me tulla”, tha aktori që e deklaroi homoseksualitetin në kulmin e karrierës së tij.

*Artikulli i Vanity Fair u përshtat në shqip nga Tiranapost.al