Showbiz

Kate Winslet në një film me vajzën e saj për shëndetin mendor të fëmijëve

Kate Winslet në një film me vajzën e saj për shëndetin

Kate Winslet ka folur për BBC mbi një nga fenomenet më shqetësuese të ditëve të sotme, për përdorimin e mediave sociale nga fëmijët.

Aktorja thotë se prindërit ndihen krejtësisht të pafuqishëm dhe kërkon kontroll më të madh nga politikat e mediave sociale.

Winslet tha se kontrollet e sigurisë mund të jenë më rigoroze dhe ata që janë në pushtet duhet të angazhohen më shumë për të mbrojtur fëmijët.

Kate nuk ka folur rastësisht për këtë temë. Ajo është duke promovuar filmin e ri “I am Ruth” në të cilin luan bashkë me vajzën e saj Mia.

Në qendër është shëndeti mendor i vajzës adoleshente e cila po konsumohet gjithnjë e më shumë nga presionet e mediave sociale.

Winslet tha se vendimi për t'u fokusuar në shëndetin mendor të fëmijëve pasoi një bisedë me krijuesin e filmit Dominic Savage rreth mënyrës sesi prindërit mund t`i ndihmojnë fëmijët e tyre kur kuptojnë që ka një problem.

Premiera do të jetë më 8 dhjetor.

“Ne nuk e dimë se çfarë po ndodh në grupet e tyre të miqësisë, sepse prej tyre janë ndërtohen pikërisht nga telefoni. Kjo botë në të cilën mund të futesh gjithnjë e më thellë në të, bëhet më e errët dhe më e ndërlikuar, shumë më e vështirë për fëmijët që të lundrojnë. Unë mendoj që për shkak se fëmijët e vegjël kanë telefona në një moshë shumë më të hershme, ata janë në gjendje të aksesojnë gjëra për të cilat emocionalisht thjesht nuk janë të pajisur, ose të sofistikuar aq sa të dinë se si t'i përpunojnë”, tha Kate Winslet.