Showbiz

Kënga e re dedikim për Chiara-n? Fedez: Për të kam vetëm respekt

Kënga e re dedikim për Chiara-n? Fedez: Për të kam

"Dashuria nuk bëhet në një Sexy Shop... Për ty jam një bastard që s'do ndryshoj kurrë..."

Këto janë pak nga fjalët e këngës së Fedez, që prej katër ditësh është publikuar e që të gjithë mendojnë se është një dedikim për Chiara Ferragni.

Komentues të ndryshëm e kanë vënë Fedez me shpatulla pas murit.

Disa shkruajnë se Chiara duhet të ndihet me fat që e la, të tjerë kujtojnë deklaratat e tij se Chiara do mbeten gjithmonë nëna e fëmijëve.

Një tjetër madje shkruan: Sa zgjat adoleshenca për reperët?

Vetë Fedez ka reaguar duke mos pranuar se kjo këngë është dedikim për ish-gruan.

“Mendoj se jam treguar mjaft i sjellshëm në lidhje me marrëdhënien me Chiara-n. Për të kam vetëm respekt. Nuk do të hedh poshtë nënën e fëmijëve të mi. Por situata ndryshon për miqtë dhe bashkëpunëtorët e saj. Ndaj tyre nuk kam kurrfarë dhembshurie dhe as nuk do të kem", thotë ai.

Opinionin tënd mund ta krijosh vetëm nëse e dëgjon këngën me veshët e tu.