Showbiz

Këngëtari i Guns N' Roses akuzohet për ngacmim seksual 35 vjet më pas

Këngëtari i Guns N' Roses akuzohet për ngacmim seksual 35

Frontmeni i Guns N' Roses, Axl Rose është paditur nga një ish-modele, e cila pretendon se e ka ngacmuar seksualisht në vitin 1989, pra fiks 35 vjet më vonë.

Sheila Kennedy, një ish-modele dhe aktore ngriti një padi në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut të mërkurën, duke akuzuar muzikantin, emri i vërtetë i të cilit është William Bruce Rose Jr., se e kishte përdhunuar atë në dhomën e tij të hotelit pasi e kishte takuar në Nju Jork në një lokal nate.

Kennedy pretendon në dokumentet e gjykatës se Rose 'përdori famën, statusin dhe fuqinë e tij si një personazh i famshëm për të fituar akses për ta manipuluar, kontrolluar dhe dhunuar seksualisht.

Sipas padisë, Rose thotë se ai e trajtoi atë si pronë të përdorur vetëm për kënaqësinë e tij seksuale.

Padia shton se Kennedy ndjeu se nuk kishte shpëtim nga kjo situatë dhe ishte e detyruar të pranonte.

Ajo pretendon se si rezultat ka pasur shqetësimi të rënda emocionale, fizike, financiare dhe psikologjike.

Tani kërkon dëmshpërblim, por nuk ka përcaktuar një vlerë.

Avokati i Rose u shpreh se pretendimet e Kenedy-t janë 'fiktive'.

“Thënë thjesht, ky incident nuk ka ndodhur kurrë”.

Fotot që fansat kanë shkrepur njëherë, ku ata që dy shfaqen bashkë duket se e implikon situatën. Në lidhje me këtë, avokati zgjodhi të mos komentonte.

“Rose është i bindur që ky rast do të zgjidhet në favor të tij”, tha avokati.