Showbiz

Këtu është për t'u zhdukur sa më parë... Indinjata e Renato Mekollit këtë herë s’lidhet me kuzhinën

Këtu është për t'u zhdukur sa më parë...

Chefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, këtë herë është indinjuar jo me një nga konkurrentët e tij, por me vendimet e qeverisë. Me një foto nga një prej plazheve plot në Greqi, vendi ku ka jetuar dhe ka vënë në zbatim talentin e tij për një kohë të gjatë, Mekolli i bën thirrje qeverisë që të heqë kufizimet që janë të papranueshme si për qytetarët dhe për biznesin.

Postimi i plotë:

Greqi-Athinë 24/5/2020

Çdo gjë hapur,sepse ka Shtet

Këtu hap-mbyll dhe falimentim për të gjithë

Këtu është për t'u zhdukur sa më parë,se vetëm Shtet që nuk kemi,lokalet mbyllur,turizmi mbyllur dhe qershia mbi tortë fundjavat nga Tetori. Ej,,,seriozisht e keni? Me çfarë do punojnë restorantet dhe të gjithë ata që presin fundjavën. Po lini nam,çlironi Shqipërinë dhe i lini bizneset të marrin frymë!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Po tani ? Tani qetësi,apo diçka të re ??

A post shared by Renato Mekolli (@renatomekolli) on