Showbiz

Kevin Spacey shpërthen në lot: Nuk po paguaj dot më faturat

Kevin Spacey shpërthen në lot: Nuk po paguaj dot më faturat

Aktori i famshëm i House of Cards, shfaqet pas një kohë mungese të gjatë që u shkaktua nga akuzat për ngacmime seksuale.

Kevin Spacey, në një intervistë për Piers Morgan, gjatë një momenti shpërthen në lot. Ai rrëfeu se po falimenton dhe se rrezikon të mbetet pa shtëpi sepse s'është më në gjendje as të paguajë faturat.

“Shtëpia ime po shitet në ankand,” tha Spacey mes lotësh të martën . “Kështu që më duhet të kthehem në Baltimore dhe të mbledh të gjitha gjërat e mia. Nuk jam shumë i sigurt se ku do të jetoj tani. Unë kam jetuar në Baltimore që kur filluam xhirimet e 'House of Cards' atje."