Showbiz

Khloe dhe ish-i i saj Tristan po bëhen prindër për herë të dytë

Khloe dhe ish-i i saj Tristan po bëhen prindër për herë

Është lajm i konfirmuar. Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson po bëhen prindër për herë të dytë. True do të bëhet me një motër ose vëlla. Askush nuk e ka parë Khloe-në shtatzënë, sepse nuk është. Bebi po vjen përmes një nëne surrogatë.

Lajmin e kanë konfirmuar përfaqësuesit e Khloe-së.

Khloe dhe ish-i i saj Tristan po bëhen prindër për herë

“Ne mund të konfirmojmë se True do të ketë një vëlla ose motër që u ngjiz në nëntor. Khloe është jashtëzakonisht mirënjohëse për zëvendësuesen e jashtëzakonshme që ka gjetur. Është një bekim kaq i bukur për të. Ne do të dëshironim mirësinë tuaj për privatësi në mënyrë që Khloe të mund të fokusohet tek familja e saj”, thonë përfaqësuesit e Khloe-së.

Mësohet gjithashtu se pavarësisht këtij lajmi, Khloe dhe Tristan nuk janë bashkë si çift. Fëmija u ngjiz në nëntor, një muaj përpara se Khloe të zbulonte se Tristan po priste një fëmijë nga një grua tjetër, që erdhi në jetë në dhjetor. Madje thuhet se ata të dy nuk kanë më asnjë komunikim.