Showbiz

Khloe tregon pse kërkoi të hiqej fotoja që postoi padashje, siç është vërtetë pa filtra

Khloe tregon pse kërkoi të hiqej fotoja që postoi padashje,

Khloe Kardashian ka mbrojtur të drejtën për të edituar fotot e saj dhe kërkesën që ka bërë për t'u hequr nga rrjetet sociale një foto që postoi padashje, pa editim, pa program dhe pa filtra.

Khloe tregon pse kërkoi të hiqej fotoja që postoi padashje,

Por Khloe thotë se është bërë e padurueshme fakti që janë vendosur standarde bukurie dhe krahasimet e shpeshta që i kanë bërë me motrat e saj, duke zgjedhur kështu të postojë me foto e video të edituara që të duket në formë perfekte.

Khloe tregon pse kërkoi të hiqej fotoja që postoi padashje,

36 vjeçarja postoi video dhe një status në Instagram në përgjigje të lajmeve se ekipi i saj po bën gjithçka që fotoja me bikini të zhduket nga mediat sociale. Në video ajo shihet me të brendshme, duke mbuluar pjesën e bustit me krahë dhe shton se kjo tregon se është trupi i saj pa editim: "Kjo jam unë dhe trupi im pa filtra".

Khloe foli hapur për luftën për të ruajtur atë imazhin perfekt për shkak se është në qendër të vëmendjes. Ajo thotë se ka të drejtën e saj që të kërkojë fshirjen e fotos.

"Vërtetë që presioni, tallja dhe gjykimi i vazhdueshëm gjatë gjithë jetës time për të qenë e përsosur dhe për të përmbushur standardet e të tjerëve se si duhet të dukem ka qenë shumë e madhe për t'u duruar. Khloe është motra e shëndoshë. Khloe është motra e shëmtuar. Babai i saj nuk mund të jetë babai i saj i vërtetë sepse duket kaq ndryshe. Mënyra e vetme që ajo mund të ketë humbur peshë duhet të ketë qenë nga operacioni. A duhet të vazhdoj me shumë''?

Khloe Kardashian, nënë e vajzës dy-vjeçare True, tregon se ishte ndjerë shumë herë keq për shkak se e analizojnë për çdp të metë dhe papërsosmëri që mund të shohin komentuesit: ''Nuk po kërkoj simpati, por të pranohet ajo që është njerëzore. Përpiqem ta jetoj jetën time sa më sinqerisht të jetë e mundur dhe me ndjeshmëri dhe mirësi, dhe është e padurueshme të përpiqesh të jetosh në standardet e pamundura që publiku i ka vendosur për mua".

Khloe tregon se puna e fotove për të është si thonjtë që bën dhe makeup-in që vendos: "Me duhet një filtër i mirë, ndriçim i mirë dhe një modifikim pak këtu e pak atje".

Por në fund ajo thotë se është e drejta e saj se si zgjedh të duket:

"Trupi im, imazhi im dhe mënyra se si zgjedh të dukem dhe çfarë dua të ndaj është zgjedhja ime. Nuk i takon askujt që të vendosë ose të gjykojë se çfarë është e pranueshme ose jo".

Khloe tregon pse kërkoi të hiqej fotoja që postoi padashje,

*Tiranapost.al.