Ki guximin e fansit të Mahmood që u ngjit në skenë dhe ja si kërceu

E Shtunë 20 Prill 2024, 09:58
TiranaPost
Kjo video po bën xhiron e rrjetit. Jo se ka ndonjë gjë të kërcesh e as do shkencë, por guxim për të kaluar rojet e sigurisë dhe hipur në skenë, po.
Gjatë koncertit të Mahmood në Shtutgart, në Gjermani, një fans doli në skenë për të kërcyer nën muzikën e hitit "Tuta gold'.
Ndërsa një burrë i stafit u përpoq ta zbriste poshtë, Mahmood e mbajti pranë vetes dhe kërceu e këndoi me të atë deri në fund të performancës dhe në fund i tha:
"Tani le të shkojmë në turne, do t'ju marrim me vete".