Kim Cattrall do të rikthehet si Samanta në sezonin e ri

Samantha Jones do të kthehet në “And Just Like That 2”.
Në një intervistë të dhënë për Variety, Michael Patrick King, promovuesi i rifillimit të “Sex and the City”, ndau disa detaje mbi sezonin e dytë në HBO Max.
Surpriza më e madhe, sipas tij, do të jetë rikthimi i personazhit të Kim Cattrall. Në sezonin e parë të rikthimit, Samantha u shfaq vetëm përmes shkëmbimit të mesazheve me Carrie Bradshaë, të luajtur nga Sarah Jessica Parker. Mbetet për t`u parë se si do të shfaqet në këtë kapitull të dytë.
Siç dihet, në fakt, midis Catrall dhe pjesës tjetër të protagonisteve nuk ka pasur një marrëdhënie të shëndoshë. Marrëdhëniet me tyre u tensionuan në 2017-ën, kur u diskutua për rikthimin e serialit, por Kim Cattrall i bëri kërkesa konfliktuale kompanisë së produksionit Warner Bros.
Vetë Cattrall kur seriali u rikthye me seritë e reja tha se nuk ishte kontaktuar kurrë për të qenë pjesë e kastit. Ajo shtoi gjithashtu se nuk kishte qenë kurrë shoqe me kolegët e saj.