Showbiz

Kim do mbajë rezidencën në Hidden Hills pas divorcit, dy arsyet që Kanye i ka pranuar

Kim do mbajë rezidencën në Hidden Hills pas divorcit, dy arsyet

Kim Kardashian do të mbajë rezidencën 60 milionë dollarëshe pas divorcit me Kanye West. Rezidenca Calabasas është vendi ku familja me katër fëmijë jeton prej disa vitesh dhe thuhet se Kanye West ka rënë dakord me kërkesën.

Kim do mbajë rezidencën në Hidden Hills pas divorcit, dy arsyet

Kim 40 vjeçe dhe reperi Kanye West 43 vjeç do të divorcohen dhe lajmi nuk ka lënë më vend për spekulime. Por nuk dihej që rezidenca në Hidden Hills do të ishte një kërkesë e Kim për ta mbajtur për veten dhe fëmijët e saj. Sipas mediave amerikane, Kim ka thënë se e pëlqen shumë shtëpinë, fëmijët janë mësuar të jetojnë aty dhe se familja e saj me motrat jetojnë brenda të njëjtit bllok lagjeje.

Kim do mbajë rezidencën në Hidden Hills pas divorcit, dy arsyet

Kim do mbajë rezidencën në Hidden Hills pas divorcit, dy arsyet

Çifti i martuar prej 6 vitesh blenë shtëpinë e tyre në Calabasas, California, në vitin 2014 për 20 milion dollar. Çifti mendohet të ketë shpenzuar edhe 20 milion dollarë për rinovimin, ndërsa tani prona ka vlerë prej 60 milion dollarësh.

Kim do mbajë rezidencën në Hidden Hills pas divorcit, dy arsyet

Arsyeja e divorcit sipas dokumentit që ka paraqitur Kim është: Dallime të papajtueshme mes tyre.

Ndërkaq, Kim ka kërkuar kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike të katër fëmijëve të çiftit, për të mos u lënë mangut fëmijëve dashurinë dhe përkujdesjen e babait.

*Tiranapost.al.