Showbiz

Kim Kardashian dhe Floyd Mayweather paditen për mashtrim pas promovimit të një kriptomonedhe

Kim Kardashian dhe Floyd Mayweather paditen për mashtrim pas promovimit

Kim Kardashian dhe Floyd Mayweather Jr. u paditën për mashtrim të investitorëve në një kriptomonedhë të quajtur EthereumMax.

Ylli i televiziv dhe ish-kampioni i boksit u paguan për të promovuar monedhat dixhitale të bazuara në blockchain për fansat e tyre, "duke i shtyrë investitorët të blejnë këto investime të humbura me çmime të larta ", sipas padisë së paraqitur në gjykatë.

Kardashian u denoncua në shtator nga një rregullator financiar në Mbretërinë e Bashkuar për joshjen e 250 milionë ndjekësve të saj në Instagram drejt "flluskave të kriptove me iluzionet e pasurisë së shpejtë".

Kim Kardashian dhe Floyd Mayweather paditen për mashtrim pas promovimit

Mayweather, një nga personalitetet më të njohura në sportin e tij, është përplasur më parë me rregullatorë për promovimin e investimeve në kriptomonedha. Ai u gjobit nga Komisioni i Shteteve të Bashkuara për Letrat me Vlerë dhe Shkëmbim (SEC) në 2018 për promovimin e ofertave fillestare të monedhave në mediat sociale pa zbuluar se ai ishte paguar për ta bërë këtë.

EMAX përshkruhet në padi si një "token dixhital spekulativ i krijuar nga një grup misterioz i zhvilluesve të kriptomonedhave", të cilët gjithashtu përmenden si të pandehur në këtë rast.

"EthereumMax nuk ka lidhje me kriptomonedhën e dytë më të madhe, Ethereum " , sipas ankesës. "Do të ishte e ngjashme me marketingun e një restoranti si 'McDonald'sMax' kur ai nuk ka asnjë lidhje me McDonald's përveç ngjashmërisë së emrit dhe faktit që të dyja kompanitë shesin produkte ushqimore."

Çështja u ngrit si një padi grupore e ngritur në emër të të gjithë atyre që blenë tokenat EMAX nga mesi i majit deri në fund të qershorit.

Tiranapost.al