Showbiz

Kim Kardashian: Do haja edhe m.. çdo ditë po të më thonin që do mbetem e re

Kim Kardashian: Do haja edhe m.. çdo ditë po të më thonin

“Do të provoja gjithçka. Nëse do të më thoshit se që të dukem më e re, do të më duhet të ha jashtëqitje çdo ditë, mund ta bëja. Unë thjesht mundem”, kështu tha Kim Kardashian teksa propovonte linjën e SKKN, për kujdesin ndaj lëkurën. Nga parfumet, Kim Kardashian po provon me kremrat.

Vitamina C, acidi hialuronik, niacinamidi, acidi glikolik dhe laktik, gjalpi shea dhe squaleni janë ndër përbërësit më tradicionalë në SKKN nga Kim.

Kim Kardashian: Do haja edhe m.. çdo ditë po të më thonin

Produktet SKKN janë dukshëm më të shtrenjtë se shumica e produkteve të kujdesit ndaj lëkurës, të krijuara apo jo nga njerëz të famshëm. (Një serum me acid hialuronik dhe një vaj nate kushtojnë 90 dollarë dhe 95 dollarë.) Së bashku, nëntë artikujt e linjës - pastrues, toner, eksfoliues, serumi i acidit hialuronik, serumi i vitaminës C, kremi për fytyrën, kremi për sytë, pikat e vajit dhe vaji i natës - kushtojnë 630 dollarë. Është një çmim që mund të jetë i paarritshëm për shumë nga klientët e saj të mundshëm dhe 313 milionë ndjekës që ka në Instagram.

Kim Kardashian: Do haja edhe m.. çdo ditë po të më thonin

Të gjitha produktet janë të rimbushshme dhe kutitë e zëvendësimit kushtojnë rreth 15 përqind më pak se paketimi origjinal.

“Nuk është vetëm një pjesë e punës sime, është ajo që jam unë. Shumë njerëz duan të sillen sikur nuk u intereson se si duken. Thjesht zgjohen dhe përdorin çfarëdo. Për krijimin e këtyre produkteve unë kam marrë këshillat më të mira ndonjëherë dhe formulimet më të mira nga disa prej njerëzve që thjesht i respektoj më shumë”, tha Kim Kardashian në fund.