Showbiz

Kim Kardashian i tregon David Lettermen se çfarë e shpëtoi nga turpi i skandalit të videos seksuale

Kim Kardashian i tregon David Lettermen se çfarë e shpëtoi nga

Kim Kardashian është një ndër femrat më me influencë sot, e cila njihet botërisht. Ajo është bërë e famshme nëpërmjet një video seksuale që ka postuar me të dashurin e saj për të cilën sot nuk është aspak krenare. Ylli televiziv ka zbuluar gjatë intervistës me David Lettermen se ai ka qenë skandali i parë më i madh publik që ka pasur familja e saj dhe për të kaluar këtë situatë ajo tregon se e kishte ndihmuar në mënyrë të veçantë gjyshja e saj.


David Lettermen: Kur ti ishe e vogël dhe kur “Keeping up with Kardashians” sapo kishte filluar doli një video, nuk e di nëse ishte një krim apo thjeshtë dhunë dhe kjo duhet të të ketë lënduar shumë dhe të të ketë vënë në siklet.

Kim Kardashian: Ishte shumë e sikletshme sepse unë isha rreth të 20-ave. Mendoj se gjithkush bën zgjedhje dhe vendime të gabuara në këtë moshë.

David Lettermen: Po ti nuk bërë ndonjë gjë të gabuar për aq sa kam parë unë videon. Ky ishte një sulm kundrejt teje dhe ti i mbijetove këtij sulmi. Kështuqë...

Kim Kardashian: Po mendoj se më ka ndihmuar familja, sidomos prania e gjyshes. Isha shumë e shqetësuar kur kjo ndodhi dhe gjyshja ishte ajo që më ndihmoi më shumë, fillova të flas me të rreth kësaj gjëje, edhe me mamanë dhe të gjithë më mbështetën dhe kjo ishte gjithçka për mua. Ajo ishte dita e parë kur ne kishim skandalin e parë të madh publik dhe kjo është mënyra se si i kapërcejmë gjarat duke u mbështetur tek njëri-tjetri. Unë kam familjen time dhe kjo është gjithçka që ka rëndësi.